SKANDALI / QEVERIA ZHDUK ZYRTARISHT PLAZHET PUBLIKE

1

Një vendim i firmosur nga kryeministri Edi Rama më datën 18 Maj, ka eleminuar opsionin e plazheve publike në Shqipëri.

Vendimi është një rregullore ‘Për stacionet e plazhit’ por që ‘de facto’ ka dispozitat e një ligji mirëfilli që përcakton dhënien me qira të zonave bregdetare dhe plazheve.

Kjo rregullore u propozua procedurialisht nga ministrja e Ekonomisë, znj.Milva Ekonomi, ndonëse HashtagAL mësoi më vonë se vetë ministrja ka pasur kundërshtitë e veta për këtë rregullore por objeksionet e ministres u shpërfillën dhe rregullorja u konceptua me shpejtësi sipas orientimeve të vetë kryeministrit.

Kleçka e kësaj rregulloreje, është një nen interesant dhe që ka ngjallur shumë debate.

FotorCreated vkm plazhetNeni 3 i kësaj rregulloreje përcakton ndër të tjera se:

“Hapësira e zonave të lejuara, të cilat nuk janë dhënë në përdorim për veprimtarinë e stacionit të plazhit, janë në përdorim të pushuesve dhe mirëmbahen nga qeverisja e njësisë vendore”

Ky nen eleminon mundësinë e piketimit dhe garantimit të plazheve publike, pasi tashmë cilido plazh mund të kapet nga një privat, nëse privati bën kërkesë në qeverisjen vendore për ta marrë me qira.

Një rregullore e paprecedentë, që eleminon interesin publik dhe e vendos të drejtën për plazhe publike në varësi të kapriçove të privatëve.

E thënë më thjeshtë, plazhe publike do jenë vetëm ato zona ku privatët nuk denjojnë të investojnë.

Ky është një ligj i pashembullt, i pakrahasueshëm, me çdo shtet fqinj dhe më gjerë.

Shqipëria në këtë mënyrë vendos me ligj, se plazhet e publikut do të jenë vetëm ato zona që i lënë privatët si ‘sadaka’.

Kjo rregullore ka kaluar me polemika dhe debate mes drejtorive të ndryshme në Ministrinë e Ekonomisë, por në finale, dominoi vullneti i kryeministrit Rama.

Se ku do pushojnë ata që nuk kanë të paguajnë ekstra, këtë do e vendosin oligarkët dhe biznesmenët që do kapin plazhet që duan vetë. / HashtagAL