Rrëfimi në polici i vajzës, që u filmua me Shukri Xhelilin

20- vjeçarja që filmoi fshehtas ish-kryetarin e Bashkisë u mor në pyetje në Komisariatin e policisë në Peshkopi paraditen e sotme.

Lapsi.al mësoi gjeneralitetet e vajzës që bëri filmimet e fshehta, por publikon vetëm inicialet A.A.

Ajo i tha efektivëve të policisë se nuk ishte detyruar nga Shukri Xhelilin për të bërë seks. Sipas dëshmisë, gjithçka është bërë me dëshirë, pas ofertave të vazhdueshme të Shukri Xhelilit dhe premtimeve që pasonin.

“Nuk ka pasur asnjë shtrëgim për seks”, është shprehur 20 vjeçarja në polici.

“Jam ofruar vetë pranë televizionit për të bërë filmimin e fshehtë. Videon vendosa ta bëj publike për qejf”, ka thënë 20 vjeçarja në polici.

Pas kësaj, vajza është lënë e lirë nga Komisariati i Dibrës, por me dëshminë e saj ajo ka lehtësuar pozitat e Shukri Xhelilit.

Dëshmia e vajzës shfajëson ish-kryetarin e Bashkisë, i cili pas këtyre deklaratave të 20-vjeçares nuk do të arrestohet.