Fotografia e rrallë: Adem Jashari në Tiranë

Që nga e shtuna, Kadri Veseli është kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Në Konventën e Shtatë të kësaj partie, ai u zgjodh në vend të Hashim Thaçit, i cili la partinë për t’u bërë President i vendit.

Për Kadri Veselin është folur vazhdimisht, sidomos nga koha kur ai publikisht foli për shuarjen e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), në vitin 2008.

Ajo që dihet për numrin një të PDK-së është fakti që ka qenë nder themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe bashkëluftëtar i Adem Jasharit.

Indeksonline ka siguruar një fotografi që daton nga viti 1992.

Në këtë fotografi, shihet Kadri Veseli afër Adem Jasharit. Aty po ashtu është edhe Sami Lushtaku, Ilaz Kodra, e të tjerë.

Fotografia e “Grupit të Prekazit” është shkrepur në Tiranë.