VIDEO/ Tragjedi në Rumani, futbollisti vdes në fushën e lojës

6 maji 2016 do të jetë një ditë zie për futbollin botëror.

Në ndeshjen ndërmjet Dinamos së Bukureshtit dhe Vitorulit, ka ndërruar jetë futbollisti Patrick Ekeng.

Ai e pësoi një atak kardiak në minutën e 70-të, për të ndërruar më pas jetë, shkruan “Marca”, përcjell “Lajmi.net”.

Ekeng ishte me prejardhje nga Kameruni, ndërsa kishte vetëm 26 vjet.