Goli spektakolar në Brazil

 Ky djalosh quhet Thomas Luciano dhe është pjesë e ekipit U14 të Gremio. Futbollisti brazilian realizoi një gol tepër të klikuar në internet. Goditja spektakolare Thomas Luciano ishte e pakapshme për portierin kundërshtar.

Një goditje perfekte që na kthen më shumë vite pas. Portieri i Kolumbisë, Rene Higuita, ndaloi goditjet e kundërshtarëve disa herë në të njëjtën mënyrë.

Thomas Luciano në atë kohë nuk kishte lindur dhe ndoshta nuk ishte në dijeni të goditjes së famshme të stilit akrep të legjendës së futbollit të viteve 80’-90’. Si do që të jetë emrin e Thomas Luciano do ta dëgjojmë përsëri, kur të jetë gati për skuadrën e parë të Gremio.