“Aktori i Gërdecit”: Si m’u duk roli i Diverolit

Nëse Hollywood-i do ta kishte krijuar fabulën e War Dog, ku dy miq nga Miami Beach fitojnë një kontratë armësh  300 milionë dollarëshe, do të konsiderohej realisht si shumë e çuditshme.

Por e vërteta është realisht më e çuditshme akoma se fictioni.

I bazuar në një artikull të Guy Lawson për Rolling Stone në vitin 2011-të (i cili shkroi për dy ngjarjet në mënyrë më të detajuar në Arms and the Dudes), kjo dramë komike, me regjisor Todd Phillips (The Hangover), rrëfen jetën e Efraim Diverolit (Jonah Hill) dhe David Packouz (Miles Teller), dy tregtarë amatorë armësh që arritën të bënin një marrëveshje për të furnizuar me armë ushtrinë afgane.

Entertainment Weekly: Kjo histori është e egër. Sa në dijeni të kësaj ishit para se të bëheshit pjesë e kastit?

Jonah Hill: Disa vite më parë u përpoqa të blija të drejtat për artikullin e Rolling Stone, por i kishte blerë Todd (Phillips) para meje. Kështu që shkova tek ai dhe i thashë “nëse ndonjëherë bën ndonjë film për këtë histori, do të më pëlqente të isha Efraimi sepse ai është një karakteri i çuditshëm, i përlyer.

Milles Teller: Kur doli lajmi se Todd kishte blerë artikullin, babai më shkroi menjëherë dhe më tha, “duhet të luash në këtë film”.

Hill: Mos më thuaj, nuk e dija!

Teller: Takova Toddin jashtë një restoranti dhe i thashë, “Todd, duhet të më futësh në film”.

Hill: “Babait do t’i pëlqente që të isha pjesë e tij” (qesh)

Teller: Histori të tilla ku djemtë rreth të 20-ave që përfshihen në ngjarje të tilla nuk vijnë shpesh. Mendova se ishte e mahnitshme.

Këta djem ishin kaq të dhënë pas festave, sa edhe pas tregtisë së armëve, apo jo?

Hill: Po kështu është. Është si ai 14 vjeçari që edhe ferri të duket i bukur, por që nuk analizon atë çfarë do të vijë. Ti sheh ngjarjen dhe do të jetosh në atë ngjarje, por nuk sheh moralin, pasojat ligjore. Thjesht mendon si fëmijë.

Miles, e keni takuar Davidin e vërtetë, apo jo?

Teller: Po, Jonah gjithashtu.

Hill: Nuk e kam takuar Efraimin. Megjithatë kjo është shenjë e mirë, nëse unë duhet të luaj një personazh të vërtetë dhe ai nuk do që ynë të përfshihem dhe që nuk do të ketë të bëjë fare, atëherë del një film i bukur, nëse do që të përfshihem, atëherë filmi nuk del aq i mirë. Kështu që në përgjithësi është diçka e mirë. (Qesh)

Ky film duket si një largim për Todd Phillips. Nuk është thjesht komedi.

Hill: Ka shumë për të qeshur por nuk është si filmat e tjerë. Është një film për krimin, por shumë për të qeshur.

Teller: Është shumë mirë kur punon mbi një dorëshkrim dhe regjisori është plotësisht i përfshirë. Nuk ndodh gjithmonë kështu.

Hill: Po, Todd  ka bërë diçka të goditur. Do ju them kur bëj një film të keq, dhe jam me të vërtetë shumë krenar për këtë film.

Entertainment Weekly DITA