Dade:Nismë tjetër kundër Berishës. Ruçi: Vendimi i takon Prokurorisë

Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade grupit parlamentar dhe Kryesisë së Partisë Socialite që të ndërmarrin një tjetër nismë penalizuese ndaj ish-kryeministri Sali Berisha për thirrjet për armatosje të qytetarëve.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, Dede ka deklaruar se nuk mjafton vetëm dënimi me 10 ditë. Ajo ka pyetur: “Kryesia, a ka mendim për ta çuar në prokurori?”,- është shprehur Dade. Ajo tha se një javë më parë kërkesa e deputetëve të PS-së byronë nuk ishte vetëm për përjashtim nga Kuvendi, por edhe për marrjen e masave të tjera.

Kërkesës së Dadës i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi. Ai ka ka thënë se Kuvendi kaq kompetenca kishte, vetëm përjashtimin me 10 ditë të Berishës. Sipas Ruçit veprimet e tjera janë vendimmarrje e Prokurorisë.

Të premten e kaluar, Byroja e Kuvendit vendosi përjashtimin e Berishës për 10 ditë nga Kuvendit, pas thirrjeve që bëri për armatosjen e qytetarëve.