Mëkatet tona

E kam thene gati para nje viti dhe me vjen keq qe asgje nuk me ben qe te ndryshoj mendim. Investimi i politikes tek individe e mesazhe apolitike; investimi i politikes tek vetshkaterrimi, boshatisja nga idealet duke i predikuar dhe praktikuar keto, investimi i politikes tek antipolitika, eshte politike me vete!”….

Nga Majlinda Bregu

Gjetjet e nje sondazhi te NDI, Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim,(Institutit Demokratik Amerikan), besoj se nuk po me bejne te mendoj vetem mua. Ka kohe qe kembana e zhurmes prej zbrasjes nga mendimi politik dhe mosbesimi te ndryshimi qe sjell politika, bie fort. Nderkohe qe mbushja e gjymit me tallava politike, demagogji e marketing politik nuk e pudros dot krizen e gjithanshme qe ka mberthyer kete vend.

Perkundrazi, logorete boshe te politikaneve qe nuk mendojne ate qe thone dhe thone ate qe s’bejne, jane vetem paradhoma e kesaj renie te paralajmeruar. Por po ndodh ajo qe pritej. E kam thene gati para nje viti dhe me vjen keq qe asgje nuk me ben qe te ndryshoj mendim. Investimi i politikes tek individe e mesazhe apolitike; investimi i politikes tek vetshkaterrimi, boshatisja nga idealet duke i predikuar dhe praktikuar keto, investimi i politikes tek antipolitika, eshte politike me vete!

Persakohe e vetmja pike ku politika gjen konsensus eshte mosbesimi mes paleve politike, njerezit do ta ankorojne shpresen e besimin jashte politikes. Persa kohe ndryshimi per mire jo vetem nuk ndodh, por qyetetaret jetojne me keq, jane me te kercenuar per t’perditshmen, jane shume me te pashprese per te ardhmen, diku besimi do te ankorohet. Dhe shoqeria civile, mendimi online, nje hapesire qe s’ ka per kufi ideologjite pa ide,fiton ate qe leshon politika. I kundervihet institucioneve, partive e politikes se pari. Askush nuk e di cdo ndodhe neser. Mesa duket, “demokracia e publikut”- shoqeria civile, mediat sociale po i zene vendin “demokracise te partive”.

Me sa duket qytetaret po preferojne demokracine direkte. Me sa duket, ja dhe nje raport/ sondazh tjeter per te reflektuar keto dite per gjithe mekatet tona.

Koment në Facebook