Rrëfimi i Izet Haxhisë: Njerëzit e Berishës paguan Shullazin që të vriste Fatmir Metën

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Hazhia ka shkruar një status në profiline  tij në “Facebook” për ngjarjet e fundit në Shqipëri, ku u arrestua Emiljano Shullazi.

Haxhia thotë se kërcënimet ndaj profesorëve janë të vërteta, por të porositura prej Berishës. Gjithashtu, Haxhia thotë se njerëz të “Marshallit” (Berishës) e kanë përdorur të parët Shullazin për vrasje kriminale. Ai tregon se në vitin 2000, Shullazi mori 60 milionë lekë për të vrarë Fatmir Metën, që u akuzua bashkë me Haxhinë për vrasjen e Azem Hajdarit.

STATUSI I HAXHISE

Duhet thene se kane qene te paret njerzit afer marshallit qe perdoren shullazin per te kryer porosite e tyre kriminale ..ne vitin dymije shullazi u pagua 60 miljon leke per te vrare Fatmir Meten qe u akuzua bashke me mua e vllezrit e mij per vrasjen e hajdarit…

Me vone ‘karriera’ e Shullazit njofi shkelqimin me te madh ne sundimin e dyte te marshallit..ai se bashku me Dritan Dajtin ishin njerzit me te besuar te ‘yllit’ ne shkelqim ne polici te Agron Kuliçit qe ishte dora e krimit e marshallit ne polici..ashtu sikur ne vitet e para te pushtetit te pd kur shiku bere ‘transferimin ‘e Anton Gjergjit duke e perdorur per veprat e veta kriminale, pası ky killer kreu me devotshmeri porosite e marshallit dhe njerzve te tij u eleminua sepse filloi te behej i rrezikshem edhe per urdherdhensit e tij ..por vendi i tij Nuk duhej te lihej bosh dhe u zevendesua nga Shullazi.

Por krimi nuk ka parti,politikanet tane te mesuar te bashkjetojne me krimin dhe ta pedorin ate per interesat e tyre kriminale vazhduan e vazhdojne te perdorin krimin dhe kriminelet qofshin edhe te njejtet persona te perdorur me pare prej atyre qe i zune karriget ..pse pikrisht fill pas nenshkrimit te paktit me FBI nga ana e ministrit te brendshem hidhet ne qarkullim per publikun ky kercenim i bere me burim ‘qytetarin dixhital ‘te marshallit qe eshte Shish, prokurori e gjykatat.qe punojne e perdoren po prej marshallit si nje shtet paralel..

Sepse marshalli ka kohe qe punon per krijimin e alibise se bashpunimit te Saje Qorrit siç e quan ai me shullazin dhe te tijet.kjo duke u nisur nga pervoja e vet dhe partise se tij ne bashkpunim e frytshem me krimin e kriminelet..

Dhe pas kesaj na del qe marshall eshte i vetmi qe po lufton krimin e lidhur me politiken dhe kete Nuk mund ta bejne ata qe nenshkruan pakt me FBI..loja djallezore e marshallit vazhdon…