Korrespondenti i luftës në Siri: Pse u përfshinë shqiptarët?

Vedat Xhymshiti, një ndër emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare si korrespondent lufte, në një intervistë ekskluzive për ‘Javanews’, bën një autopsi të konfliktit sirian, se përse shqiptarët u përfshinë në këtë konflikt të përgjakshëm, si dhe flet për valën e refugjatëve nga Siria, që tashmë janë në dyert edhe të kufijve shqiptarë. Xhymshiti komenton edhe cilat janë interesat gjeostrategjike të fuqive të mëdha si SHBA dhe Rusi në Siri, si dhe jep një këndvështrim për infiltrimin e terroristëve të ISIS në Europë

***

Ju jeni reporter lufte dhe jeni i vetmi gazetar shqiptar që keni ndjekur në terren konfliktin sirian. Pse pikerisht Siria u kthye në një shesh beteje nga më të pergjakurit dhe më dramatiku? Pse konflikti në Siri u zgjat kaq shumë dhe ende si dihet fundi?

Në luftë njerëzit vdesin. Aty ata vrasin njëri- tjetrin. Pavarësisht statistikave të viktimave, pavarësisht mënyrës se si ata vriten. Një luftë nuk mund të kosniderohet më shumë apo më pak e përgjakshme se lufta A, B, apo C. Konflikti në Siri nuk ka përfunduar, ngaqë aty kanë ndërhyrë fuqitë Perëndimore, të cilat qartësisht kanë treguar ambicie pushtuese të tokës së Sirisë. Të pushtosh një territor Sovran, mbase duhet të hyni në luftë të drejtpërdrejtë ose të krijoni një situatë dinakërie, siç u krijua ajo në Irak dhe vende të tjera. Për pushtimin e Irakut u tha se Sadam Hussein po strehonte Al-Kaidan. Pastaj doli se nuk ishte e saktë. Më vonë u tha se Hussein paska armë të shkatërrimit në masë. Kjo doli të jetë edhe një gënjeshtër tjetër. Por pushtimi i Irakut më vonë u arsyetua me retorikën se Saddam Hussein na paska qenë një ‘Bad ass!’ [siç i thonin!] dhe se kishe probleme serioze me liritë njerëzore. Por unë kam një pyetje këtu: Kush na paska qenë më shumë “Bad ass!” Saddam Hussein, i cili kishte një sistem diktatorial dhe kishte një siguri ne Irak, apo vete presidenti Bush, veprimi i të cilit vrau me shumë se gjysme milioni civil, burra, gra, dhe fëmijë të pambrojtur dhe të paarmatosur, gjë që kualifikohet për si një president i përfshirë në krime lufte kundër njerëzimit?

Konflikti në Siri do të vazhdoj deri në një moment kur SHBA-të dhe aleatët e tyre, do të tërhiqen nga ambiciet për të pushtuar tokën siriane. Forcat terrioriste janë qartësisht të furnizuara me logjistikë njerëzore dhe ushtarake nga Perendimi. Kjo pohohet edhe nga C. A. R., [Conflict Armament  Research Centre] me seli në Londër, e cila ka gjurmuar numrat serik të armëve të përdorura nga ISIS dhe grupe tjera terroriste në Siri. Ato armë rezultojnë se janë kontraktuar nga shërbimet e fshehta të SHBA-së dhe Arabisë Saudite. Makineria ushtarake e ISIS është e tipit ‘Toyota’ sikurse edhe ‘Hamveetë’ e ushtrisë amerikane që [gjoja] janë kapur në kampet e braktisura ushtarake në Irak. ISIS nuk posedon fabrika makinash ose armësh. Prodhuesit dhe eksportuesit kryesor të armëve në Lindje të Mesme janë SHBA-të dhe aleatët e tyre Perëndimor. ISIS ishte krijuar që në kohën kur SHBA-të kishin pushtuar Irakun në vitin 2003. Por ata atëhere nuk ishin të famshëm. ISIS filloi të paraqitet nëpër media në mesin e vitit 2011, pasi kryeministri Irakian Nuri Al-Maliki, i cili dikur ishte një hero i amerikanëve, meqë i kishte ndihmuar ata që të rrëzonin qeverinë e Husseinit, ishte shndërruar në një figurë të urryer nga qeveria në Uashington, e cila duhej të tërhiqej nga Iraku në fund të vitit 2011. SHBA prodhojnë pjesën më të madhe të armëve të zjarrit. Është gjithashtu eksportuesi më i madh botëror i armëve deri tani. SHBA-të vetëm në vitin 2011 kanë eksportuar armë në Lindje të Mesme në vlerë prej 336,5 milion dollarëve, sipas të dhënave të doganave të përpiluara nga Nisma Norvegjeze mbi Transferet e Armëve të Vogla, NISAT. Ç’deshën amerikanët që të eksportonin aq shumë armë në Lindje të Mesme, kur e dinin se Iraku nuk e dëshironte dhe nuk e kishte nevojën për prezencën e tyre ushtarake aty, kur e dinin se terroristët e Shtetit Islamik të Irakut po fuqizoheshin? Kësaj pyetje mbase Uashingtoni zyrtar duhet t’i përgjigjet!

SHBA-të mbeten eksportuesi më i shquar në botë i armëve, me më shumë se 50 për qind të tregut global të armatimeve. Shitjet e armëve nga ana e SHBA. janë rritur 35%, ose rreth 10 miliardë $, në 36.2 miliard $ në vitin 2014, sipas raportit hulumtues të Shërbimit të Kongresit, i cili ka analizuar tregun e armëve globale mes viteve 2007 dhe 2014. Pas SHBA-së në faturat e armëve është Rusia, me 10,2 miliardë $ në vitin 2014, e ndjekur nga Suedia me $ 5.5 miliardë, Franca me 4,4 miliardë $ dhe Kina me 2.2 miliardë $.

Çdo të thotë për ju si gazetar lufte të ndiqje konfliktin sirian? Cila është përvoja juaj në këtë drejtim?

Gjatë kohës së luftës, publiku zakonisht varet nga korrespondentët e luftës për të sjellë pamje dhe informacione me shkrim të ngjarjeve të mëdha. Pavarësisht se ne mund të jemi të stacionuar në vende të huaja, korrespondentët e luftës kanë të njëjtat detyra të punës si gazetarët dhe korrespondentët e tjerë për të mbledhur dhe verifikuar informacionin, para se ta paraqesim atë në publik. Ne duhet të përgatisim raportet, ekzaminojmë dokumente zyrtare, hetojmë, marim këshilla dhe intervistojmë burime, të cilat mund të përfshijnë komandantët ushtarakë, civilët dhe ushtarët. Për të vëzhguar konfliktet nga dora e parë, ne si korrespondentë nganjëherë bashkëudhëtojmë me njësitet luftarake dhe i ekspozohemi mjediseve të rrezikshme [shih materialin:https://youtu.be/pVleRe_cEC4 ], pasi ne shpesh ndodh të shoqërohemi nga trupat e armatosur në vijën e frontit. Unë kam mësuar shumë dhe vazhdoj të mësoj nga fakti që përballem drejtpërdrejt me ngjarjen. Të jesh korrespondent lufte do të thotë të jesh njeri me besueshmëri dhe besnikëri ndaj faktit të së vërtetës.

Cili ishte thelbi i konfliktit dhe palët e përfshira? Çfarë interesash përfaqësojnë?

Populli sirian u kryengrit si rezultat i shtypjes së të drejtave të tyre civile dhe politike nga qeveria në Damask. Dhe ndërhyrja e menjëhershme e Arabisë Saudite dhe SHBA-ve madje edhe mediave të axhendave qeveritare, të cilat u përpoqen me çdo kusht ta paraqesin atë si një luftë sektare, gjë që nuk kishte kuptim dhe nuk ishte aspak e vërtetë. Njerëzit thjeshtë donin që liritë e tyre te respektoheshin me përmbajtje të plotë.

Gjetjet po sugjerojnë që ata [ISIS] – nuk janë hiç gjë më shumë se mercenarë të paguar nga paratë e miqve të zellshëm të Oligarkëve në Uashington [siç tregon raporti i Universitetit Princeton] dhe vetë Uashingtoni zyrtar i përfshirë në mbjelljen e tyre kudo që kanë interes. Thelbi është i thjeshtë, Siria është fushëbetejë e Uashingtonit dhe aleatëve të tyre Perëndimor që duan të hapërojnë sa më afër Rusisë për ta pushtuar atë. Për ta pushtuar Ariun e madh, së pari duhet t’i dobësojnë veglat e tij mbrojtëse. Prandaj perendimorët duhet të kalojnë nëpërmjet Sirisë dhe Iranit. Ndryshe [mbase!] nuk do të mund t’ia dalin.  Ata pretendojnë vazhdimisht se shqetësimi i tyre është për të drejtat e njeriut, por SHBA janë vendi thuajse numër një në botë që refuzojnë të nënshkruajnë traktatet ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore të cilat i shkelin për çdo ditë, duke u arsyetuar se traktatet do të ndërhyjnë në sovranitetin e SHBA-së. Dhe t’ju them një gjë, nëse Uashingtoni nuk do të ishte aq i etur për shkelje të sovranitetit të vendeve të tjera në emër të të drejtave të njeriut, do të ishim në rregull. Por në emër të këtyre të drejtave që nga viti 2001 operacionet e SHBA-ve në Irak, Afganistan dhe Pakistan kanë lënë të vdekur të paktën 1.3 milion njerëz, kryesisht civil, siç zbulon një raport 101-faqësh, i shkruar nga ‘Body Count https://www.iraqbodycount.org’ personeli profesional i të cilës organizatë janë fitues të çmimeve Nobel të Paqes, siç janë Mjekët për Përgjegjësinë Shoqërore, Mjekët për Mbijetesë Globale, Mjekët Ndërkombëtarë për Parandalimin e Luftës Bërthamore, të cilët i kanë kritikuar mediat kryesore, SHBA-të dhe aleatët e saj, të cilët me dashje e kanë nënvlerësuar numrin e viktimave të tyre në këto tre vende. Vetëm gjatë mesit të vitit 2015 deri më sot, flutaraket sulmuese të SHBA-ve kanë goditur në më shumë se 3 raste të ndara spitalet e operuara nga ‘Mjekët pa Kufij’, veprime këto të kualifikuara si krime lufte kundër civilëve, bashkë me të gjitha krimet e evidentuara nga viti 2001. Dhe nëse ju do ta besoni retorikën publike të qeverisë në Uashington se ata janë duke planifikuar të mbështesin veprimtarinë e tyre gjithnjë e më shumë si fuqi të butë me diplomaci për të arritur zbatimin e politikave të jashtme, duke synuar pushtimin e vendeve si Siria dhe Irani, ju shumë shpejt do të gjeni se kjo hipokrizi do të ju kushtoj me dëshpërim. Unë, shumë do doja që të isha gabim, por kur kujtoj se Arabia Saudite është një nga shkelësit arbitrar të drejtave dhe lirive civile e politike bashke me SHBA-të që bëjnë “syrin qorr” vazhdimisht, kam frikën se nuk jam gabim, pastaj e njohim SHBA-në prej verteti edhe nëpërmjet dosjeve të ËikiLeaks.

Cili është roli i shqiptarëve në konfliktin sirian? Cilat janë arësyet e vërteta të përfshirjes së tyre në këtë konflikt të përgjakshëm?

Shqiptarët janë thirrur nga politika në Prishtinë për t’u bashkuar në luftë kundër Asadit. Nëse e kujtoni Ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, ai pati bërë një thirrje në fund të Prillit 2012, për t’u bashkërenduar me qeverinë në Uashington kundër qeverisë në Damask. Pastaj, qeveria në Prishtinë e kontrolluar nga Uashingtoni, kanë lejuar veprimtarinë e disa organizatave të dyshimta të Sauditëve në Kosovë, të cilët kanë zgjeruar rrjetet e tyre, për të ndërtuar celula mercenarësh në emër të fesë,  gjë që qartësisht s’ka të bëjë me të. Shqiptarët janë të përfshirë, pasi nuk kanë politika

Përse Rusia ndërhyri energjikisht, ndërsa Perëndimi u tregua më frenues? Cilat janë interesat ruse në Siri?

Rusia ndërhyri ngase lufta e tyre kundër terroristëve duket të jetë më serioze. Ata pretendojnë se i kanë shuar disa nga bazat ushtarake të ISIS, dhe kanë ofruar pamje. Por ne nuk kemi një mundësi si gazetarë për të verifikuar pretendimet e tyre. Gjithsesi, gjykuar nga fakti që Rusia përpiqet të parandalojë ardhjen e bazave ushtarake të Uashingtonit zyrtar sa më afër territorit të saj, padyshim që kjo mund të jetë një nga arsyet kryesore. Sidoqoftë, që nga angazhimi i të dy fuqive Perendimore me bombardime në Siri kundrejt gjoja caqeve të të “pamposhturve” ISIS, kemi më shumë civil të vrarë. Kemi më shumë civil të fundosur në det. Kjo po ndodh për çdo ditë, si dhe kemi një Evropë që po tregëton jetë njerëzish me Turqinë, e cila i detyron civilët të kthehen në Siri, gjë që më jep përshtypjen se sikur është një plan edhe më djallëzor veprimi, për t’i detyrur ata t’u bashkohen forcave të ISIS për ta mposhtur Assadin. Mënyrë kjo ‘gjuaj gurin dhe fshih dorën’. A duhet Asadi të largohet? Sigurisht që po. Ai është i përfshirë në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Por në fillim, kur ai ishte i përfshirë vetëm në cënim të të drejtave civile dhe politike të popullit të tij, ndërhyrja nuk duhej bërë. Ajo duhej të ishte punë në duar të popullit sirian dhe jo të një qeverie prej oligarkësh në Uashington, të cilët edhe ashtu e kanë ‘tredhur’ demokracinë aq rëndë sa nuk po mundemi ta dallojmë më nga diktatura shtypëse që po sa vjen e shtohet në forma të ndryshme. Merreni me mend, SHBA-të kanë burgosur e persekutuar denoncuesit e krimit në administratën e tyre në Uashington, ndërkohë që kriminelët i ka lënë të lirë dhe kanë vazhduar të punojnë. Me këtë rast kujtojmë rastin Assange në kërkim pse denoncoi krimet e tyre, Bradley Manning i torturuar dhe i burgosur pasi kishte denoncuar krimet e luftës, Edëard Snoëden kërkohet për ekzekutim, James Raise drejtor i zyrës së hetimeve në NYTimes ishte kërcënuar me 10 vjet heqje lirie nëse nuk do ta jepte burimin e informacionit për gjetjet të cilat tregonin se CIA po sajonte fusha të armëve kimike në Iran për të nxitur një lufyë me Iranin etj…! Këto zhvillimet  sotme në kohën e demokracisë, na japin mundësinë të kuptojmë se problem nuk ishte socializmi e komunizmi dikur, e nuk është as demokracia sot, por problem ishin dhe mbeten ata që vëhen në krye të shtetit për t’i udhëhequr programet politike të cilat duhet të jenë në shërbim të të gjithëve.

Një gjë është e thjeshtë, sikur të mos kishte ndërhyrje dhe përpjekje të Perëndimit për ta pushtuar Sirinë, mbase Rusia nuk do të ndërhynte, ngase frika e Rusisë nga rrethimi duket të jetë arsyeja pse ata janë të përfshirë, është çështje interesi për vetëmbrojtje.

në të dinjitetshëm t’i thonë jo politikës përulëse ndaj Uashingtonit për të ruajtur interesin tonë njerëzor, për të ruajtur fëmijët tanë nga projektet djallëzore mercenare që Uashingtoni vazhdimisht kërkon të zbatohen në kockat tona. Kam përshtypjen se politikanët tanë janë po aq mercenarë të paguar nga Uashingtoni sa edhe të tjerët të shëndërruar në ushtarakë me gjak në duar. Ky është roli i tyre atje, këtu e kudo.

Konflikti është kthyer edhe në një dramë refugjatësh. A është largimi i tyre një largim nga konflikti, apo është edhe një largim ku ndërthuren dhe jo pak grupime terroriste që duket se kanë përfunduar në Perëndim. Kemi Belgjikën, Francën etj., që janë përballur me akte terroriste?

Për refugjatët patjetër që Evropa bashkë me SHBA-të duhet të japing llogari, pasi as njëra e as tjetra palë nuk kanë kërkuar zbatimin ose respektimin e Ligjit Ndërkombëtar Humanitar [IHL] i cili do të krijonte mundësinë e ndërhyrjes së shpejtë dhe të efektshme të organizatave humanitare të cilat do të mund ta menaxhonin krizën pa ndonjë problem, por pyetja është se si ta kërkonin një gjë të tillë kur duart e tyre janë të lara në gjak të civilëve të pafajshëm thuajse gjërë e gjatë shkretëtirsë së Lindjes së Mesme. E veq kësaj fuqitë Perendimore mbase duhet të ndalojnë furnizimin me armë të grupeve terroriste i cili veprim do të rezultonte me ndalimin e nevojës për të bombarduar fshatrat dhe qytetet civile në Siri, në kërkim të gjoja terroristëve. Besohet se që nga gushti i vitit 2014 avionët e udhëhequr nga SHBA-të kanë vrarë të paktën 975 civilë sirianë gjatë përpjekjeve të tyre të pretenduara për të sulmuar bazat e ISIS. Ndërsa avionët Rusë besohet se kanë vrarë të paktën 400 civilë sirianë, prej tyre të paktën 97 fëmijë pohojnë raportet e grupeve siriane për që vëzhgojnë luftën e Sirisë, me seli në Londër

Veprimet terroriste në Evropë, ose kudo tjetër, dyshoj se janë të kontrolluara nga vetë qeveritë dhe satelitët e tyre të sigurisë. Nuk ka mundësi që një shtet me burime pafund në ushtri, polici, teknologji, mjete financiare dhe burime njerëzore, të mos dijë asgjë. Madje madje, po këto shtete përveç se janë të përfshirë në kontrabandë [legale] me armë, ata edhe i kontrollojnë ato linja nëpërmjet shërbimeve të tyre të fshehta. Dhe nëse një akt terrorist ndodh kudo, atëhere shërbimet e fshehta ose kanë dështuar të ofrojnë sigurinë, ose janë të përfshira në sinkronizimin e veprimit të tillë, për çfarë në të dy rastet ata duhet të thirren para përgjegjësisë. Por deri më sot askush nuk është thirrur para përgjegjësisë. Pastaj, si ka mundësi që organizata terroriste aq të fuqishme janë pajisur me ‘Toyota’ duke i bërë ballë edhe bombardimeve gjoja të pambarim nga ajri? Gjërat duhet të kenë një logjikë, por këto pretendime janë boshe, dhe pa fakte mbështetëse, pasi ne e dimë që nuk u desht shumë kohë për t’i rrëzuar shumë qeveri në shkretëtirën e lindjes së mesme, dhe siç thotë një raport i gazetës ‘The Guardian’, nuk është çështja e lirisë së sirianëve apo përmbysja e Assadit, por SHBA-të e duan sirinë.

Sidoqoftë, unë i them lexuesit dhe qytetarit shqiptar që të kërkojë vazhdimisht llogaridhënie nga shteti për çfarëdo rreziku me të cilin ai përballet. Shtetarët duhet të thirren për llogaridhënie qoftë për dështimin qoftë për përfshirjen, nëse gjinden të jenë të përfshirë në mercenarizëm politik të bizneseve të pista që nuk kanë të bëjnë asgjë me interesin tonë njerëzor e kombëtar. –Intervistoi: Armando Meta.

***

Kush është Vedat Xhymshiti

Ai është gazetar dhe korrespondent lufte i pavarur nga Kosova, me qëndrim në Londër. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Shkrimet e tij janë botuar në media të ndryshme, duke përfshirë “Der Spiegel”, “Neë York Times”, “Le Monde” etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara dhe themelues i THEFrontliner.net. Që nga fundi i vitit 2015 ai është duke ligjeruar në universitete të ndryshme britanike, lidhur me luftën civile në Republikën Arabe të Sirisë. Punimet e tija fotografike mund t’i shikoni tek VXPictures.com