Sot referendumi i PS, 81 mijë socialistë votojnë për kryetarin

Zhvillohet sot referendumi me anëtarësinë e PS-së me vendim të Kongresit.

Konkretisht, në referendum votojnë mbi 81 mijë anëtarë në 383 qendra votimi që do të ngrihen në të gjithë Shqipërinë.

Pyetja për të cilën do të votojnë konkretisht anëtarët e PS-së është: “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe Kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i Kryetarit?”.

Votimi fillon në orën 8.00 dhe përfundon në orën 16.00. Orari i përfundimit të votimit shtyhet deri sa në vendvotim të ketë zgjedhës që presin në radhë për të votuar… (vijon)