Helikopteri i rrëzuar do çonte sot kryeministrin Edi Rama në Kosovë?

Helikopteri i rrëzuar dje në liqenin e Shkodrës  tip EC 145 me numër bordi 637 i Forcave të Armatosura shqiptare do të dërgonte sot kryeministrin Edi Rama në Prishtinë për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit si president i Kosovës të Hashim Thaçit. Kështu shkruan sot e përditshmja DITA.

Dje ky helikopter u rrëzua duke marrë jetën e dy pilotëve të rinjë si dhe duke plagosur pilotin tjetër.

1a449235-b4df-47cc-90f7-944dcb416764 (1)