Vasili: Të hetohet çdo informacion për shqiptarët në skandalin e Panamasë

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili komentoi sot skandalin “Panama Peapres”, nga i cili janë bërë publike të dhëna që lidhen edhe me një biznes në Shqipëri. Në një prononcim për mediat, Vasili tha se institucionet e hetimit “duhet të verifikojnë çdo informacion që ka të vjen nga Panamaja për aktivitetin e bizneseve në Shqipëri”.

Pa e përmendur me emër biznesmenin, Ismail Mulleti, Vasili ju referua publikimit të dokumenteve që përfshinë koncesionin e markimit të karburanteve në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Vasili theksoi se LSI-ja ka një nismë për transparencën e koncesioneve, e cila duhet të miratohet për të shmangur çështje që kanë të bëjë më investime nga parajsat fikale.

“Duke pasur parasysh informacionin e fundit shohim që lidhjet me një aktivitet të caktuar koncesioni. Për këtë arsye, nisma e ndërmarrë nga LSI për përmirësimin e ligjit të koncesioneve është një qëllim i rëndësishëm dhe i dobishëm”,- u shpreh Vasili.