Cilin goditi Vasili me rastin e “Panama Papers”? PS, PD apo Miliarderin?

Skandali “Panama Papers” ka pushtuar botën dhe i pari që dha dorëheqjen  është kryeministri i Islandës. kur doli emri i gruas së tij në fshehjen e të ardhurave.

Islandezi Sigmundur Gunnlaugsson akuzohet se ka fshehur miliona dollarë përmes një kompanie që ai dhe gruaja zotëronin. Dokumentat për të janë pjesë e informacioneve të rrjedhura nga firma ligjore panameze Mossack Fonseca.

Edhe nga Tirana dol emrin i biznesmenti Ismail Mulleti e ku prokuroria njoftoi se ka filluar hetimet.

Nuk vonoi dhe numri një i grupit parlamentar të LSI doli dhe tha :”Siç ju jeni në dijeni ka edhe informacione që vijnë nga media botërore ku dhe segmente shqiptare janë të përfshira në çështjet e shfrytëzimit apo të shpërdorimit për qëllime të pasurimit të paligjshëm në parajsat fiskale, siç është rasti i Panamasë. Por mendoj që organet e hetimit shqiptar duhet të jenë absolutisht shumë të vëmendshme për të hetuar çdo ngjarje, çdo informacion, nga çdo lloj burimi që ai vjen, për të gjitha këto lloj ngjarjesh që lidhen me këto parajsa fiskale, në Panama, në Qipro, në ishujt Bahamas, në Dubai, në Monako e gjetkë”.

Për cilin apo cilët e kishte fjalën Petrit Vasili? Natyrisht që LSI ka informacione të rezervuara për emrat që merren me këto “parajsa fiskale”, por cilin goditi Petrit Vasili, kjo mbetet për t’u verifikuar. Që flitet për një “peshk” të madh kjo nuk vihet në diskutim, por nga PS apo PD është emri akoma nuk mund të vihet gishti. Apo një superbiznesmen?

Thesi është hapur dhe nuk ka njeri që e mbyll më, kjo nuk diskutohet.