Enca tërbon 1 milion ndjekësit në Instagram (VIDEO)

Enca Haxhiaj është bërë shpesh pjesë e lajmeve rozë…por më shumë se sa për këngët e saj ajo është bërë për pamjen dhe ekstravagancën në veshje.

Ndërkohë që në rrjetet sociale ajo korr një sukses të madh pasi është një nga artistet më të ndjekura, e sidomos në Instagram ku së fundmi ka arritur të mbledhë plot 1 milion ndjekës.

Ky është një lajm i mirë për Encën pasi shënon rekord në numrin e ndjekësve duke ua kaluar të gjithë artistëve të tjerë shqiptarë që kanë një llogari në Instagram. Për gjithë këtë lumturi ajo ka falënderuar fansat me një video ku ekspozon gjoksin me një veshje që duket pak e ‘ngushtë’. Nuk është hera e parë që Enca provokon me video apo foto të ‘pafajshme’, pasi profili i saj është plot e përplot me pamje të nxehta.

Panorama