Austri-Shqipëri, kuqezinjtë dobët në pjesën e parë dhe bëjnë gol pjesën e dytë

Shqiperia e mbylli pjesen e pare shume dobet, nje ekip inekzistent ne fushe, porse në pjesën  dytë e merr veten, shenon gol ne minuten e 47 nga Lenjani. Ne stadiumin e Vjenes kishte mbi 7 mije tifoze shqiptarë. Ndeshja u mbyll 2 me 1 për Austrinë.

Kronika e pjeses se pare

Austria ka shënuar edhe golin e dytë përballë Shqipërisë. Një nisje mjaft e dobët e kuqezinjve që i’u dorëzuan austriakëve duke pësuar golin e dytë brenda 7 minutave. Në minutën e 13’, një tjetër gabim i mbrojtjes kuq e zi nxori zbuluar lojtarin Harnik, i cili i vetëm përballë Berishës e pati mjaft të lehtë të shtyjë topin në rrjetë. 2-0!

Ka startuar sfida miqësore midis Austrisë dhe Shqipërisë në stadiumin “Ernest Happel” në Vjenë. Ndeshja ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për austrikët që kanë kaluar në avantazh që në minutën e 6-të nëpërmjet futbollistit Mark Janko.

Sulmuesi austriak kaloi mbrojtësit kuqezinj dhe lehtësisht mposhti edhe gardianin Etrit Berisha.

Të paktën 7 mijë tifozë shqiptarë po mbështesin kombëtaren në shkallët e stadiumit ku ndodhen gjithsej rreth 30 mijë spektatorë.

Spektakël si në shkallët e stadiumit edhe në fushë në këto minuta të para.

Austria e ka nisur me vrull ndeshjen ku ka pasur dy mundësi shënimi të tjera në minutat e para, ndërkohë edhe Shqipëria provoi mundësinë nëpërmjet një kundërsulmi por pa rezultat.

Pjesa e dyte

Nis me gol per ekipin shqiptar qe ne minuten e 47.  Rezultati u mbyll 2 me 1 per austriaket.