Rama-Bashës: Bëj ç’të duash, por nxito se duhet të votojmë reformën

Bëj ç’të duash por nxito se duhet të votojmë, ka qënë përgjigja e kryeministrit Edi Rama ndaj kushteve të paraqitura nga kreu i demokratëve Lulzim Basha.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se PD do e votojë patjetër reformën, pavarësisht se ‘kërcen si prifti nga belaja’.

“‎Vaj medet PD? që kërcen si “prifti nga belaja” e di mirë ky popull sa e do reformën në drejtësi po e di edhe ti që do s’do do bësh sikur do!.. ..Dhe jo vetëm do bësh sikur do po do bësh edhe sikur po na bind edhe neve! Bëj ç’të duash e thuaj ç’të duash po nxito se duhet të votojmë! E sa për vizitën në SHBA ka një dallim: Dje ambasada bënte zhurmuesin në takimet e opozitës, sot opozita mikpritet në ambasadë “, shkruan Rama.