Reagimi i OSBE për dënimin e Karaxhiç

Ambasadori Jonathan Moore, Kryetar i Misionit të OSBE-së në Bosnjë-Hercegovinë, dha sot deklaratën e mëposhtme, pas dënimit të Radovan Karaxhiçit:

 “Mendimet e mia shkojnë te familjet e viktimave të gjenocidit dhe të krimeve të tjera të tmerrshme të kryera gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë. Shpresoj që ky dënim të sjellë një shkallë të vogël kënaqësie tek ata që kanë kërkuar drejtësi për kaq kohë të gjatë. Kërkimi i drejtësisë nuk lë indiferent asnjërin prej nesh. Ky mund të jetë një proces i gjatë, i ndërlikuar dhe kundërshtues. Megjithatë, pas më shumë se 20 vjetësh, është e një rëndësie jetike që kriminelët e luftës të vihen përpara drejtësisë. Kjo është e domosdoshme për të ndërtuar një paqe jetëgjatë në Bosnjë-Hercegovinë”.