Kjo kështu zgjidhet Byroja Kombëtare e Hetimit

Njësia e re antikorrupsion për të cilën mazhoranca dhe opozita arritën marrëveshjen të mërkurën, do të jetë në varësinë e Prokurorisë së Posaçme, e pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm. Kreu i saj kësaj njësie, do të zgjidhet nga prokurori i posaçëm dhe do të jetë oficer i policisë gjyqësore.

Kjo strukturë brenda Prokurorisë së Posaçme, do të ketë vartësi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurori i posaçëm do të zgjidhet nga ky këshilli dhe përgjigjet përpara tij.

Drejtori i strukturës anti-korrupsioni do të jetë oficer i policisë gjyqësore dhe do të zgjidhet nga prokurori i posaçëm, pas zhvillimit të një konkursi.

Për të mbështetur krijimin e kësaj strukture në Tiranë është menduar të vijë një agjent i FBI-së,  ndërsa trajnimi i policëve të Byrosë do të zhvillohet në akademinë e FBI-së në Shtetet e Bashkuara.

Testi i parë që duhet të kalojnë është ai i “Poligrafit”, që njihet ndryshe dhe si testi i të vërtetës. Në skaner do të kalojnë edhe llogaritë e tyre bankare, që do të mbikëqyren për të siguruar se ata nuk po marrin ryshfet, ose bashkëpunojnë me krimin e organizuar.

Në një fazë të dytë do të përcaktohet se cila do të jetë autonomia e njësisë në Kushtetutë dhe se cilët do të jenë zyrtarët e lartë ajo do të hetojë.