De Biasi: Kush s’e ndjen fanellën Kuq e Zi s’i duhet kombëtares

Trajneri i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi në konferencën për shtp që i paraprinë dy sfidave miqësore kundër Austrisë dhe Luksenburgut deklaroi se këto takime janë edhe testi i fundit përpara startit të Euro 2016, duke konfirmuar se 4 lojtarë të talentuar i janë lënë Kombëtares së 21 vjeçarëve ndërsa Rashica do ti bashkohet kuqezinjve në përballjen ndaj Luksemburgut
Më pas tekniku italo-shqiptar foli për çështjen Meha duke theksuar se ekziston mundësia që ai të mos jetë pjesë e 24 lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Francë.
Tekniku u ndal edhe tek turneu i shumëpritur që starton në Qershor dhe tha qartëse kjo përfaqësuese duhet të luftojë pa grimcën e mëndjemadhësisë nëse nuk do të turpërohet.