Rama nga Shkodra: Do të pranoj të zgjidhem me votë të fshehtë

E zgjidhi me një finesë të madhe Edi Rama çështjen e votimit për mandatin e kryetarit të PS-së, pikërisht nga Shkodra. Në prani edhe të dy deputetëve të Shkodrës që kanë firmosur për kerkesat e Ben Blushit për zbatimin e statutit të partisë, Edi Rama i mbylli debatin e këtyre javëve. Tha shkurt se  do të pranoj të zgjidhem me votë të fshehtë siç e do statuti.

Me një zhdervjelltësi nga qyteti i Shkodrës Edi Rama thuajse e mbylli dilemën e kongresit të datës 19 mars. Tha shkoqur se me votë të fshehtë do të konkuroj dhe se do të jetë kongresi  që do përcaktojë mënyrën e votimit e cila duket se do të shkojë sipas parimit ” një anëtar-një votë”.