Ben Blushi: Ata që kërkojnë zgjedhje të parakohshme duan PS-në në opozitë

Deputeti socialist, Ben Blushi, tha se nuk beson tek zërat për zgjedhje të parakohshme. Ai tha se këto janë thjesht një lojë brenda koalicionit.

Në një prononcim për median pas mbledhjes së grupit të PS-së Blushi tha “Kushdo që do ta çojë PS në opozitë do të propozojë zgjedhje të parakohshme”

Ben Blushi: “Kushdo që do ta çojë PS në opozitë propozon zgjedhje të parakohshme, sepse zgjedhjet e parakohshme sot, këtë përfundim mund të kishin. Nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme pa koalicionin që kemi.   Nëse zgjedhjet e parakohshme janë kërcënim për të prishur koalicionin përfundimi i saj është opozita, por unë nuk jam i prirur ta marr seriozisht.  Nëse e marr seriozisht është ky përfundimi në të cilin unë dal për të thënë që nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme meqë nuk ka vota për reformën në drejtësi, çfarë garancie ka që parlamenti i ardhshëm i ka votat. Kush është garancia që parlamenti i ardhshëm i ka votat”.  

Nga Ben Blushi: Shqipëria apo Partia