Sëmundjet që shërojnë petalet e trëndafilit

I dashur nga gratë, i idealizuar nga poetët, trëndafili është prej shekujsh simbol i feminilitetit dhe i dashurisë. Por ai është dhe një ilaç natyror, falë petaleve të tij që lëshojnë një esencë të pasur me shumë vlera mjekësore, që trajtojnë probleme nga nervozizmi, tek problemet me mëlcinë. Ja cilat janë përfitimet që marrim nga trëndafili.

Që në kohët antike, trëndafilat janë përdorur për të eleminuar alergjitë. Kështu një herë e një kohë petalet e trëndafilit, futeshin në verë dhe në fund të ditës piheshin si një pije, që lehtësonte lodhje dhe përmirësonte humorin.

Një zgjidhje edhe për lëkurën.

Një mjek i njohur arab i shekullit të 10-të, i quajtur  Avicenna, ishte i pari që përdori ujin në të cilin fuste petalet e trëndafilit, për të tonifikuar në mënyrë natyrale lëkurën.

Gjithashtu ai i përdorte petalet edhe për të përgatitur një lloj mbrojtje terapeutike në plagët për të ndalur gjakun.

Pastron organizmin dhe stimulon sistemin imunitar.

Petalete trëndafili janë të njohur në mjekësinë popullore si një zgjidhje shumë frekuese. Por këto lule të çmuara ndihmojnë dhe të pastrojmë organizmin dhe të forcojmë sistemin imunitar dhe atë respirator. Kështu një përzierje e bërë nga petalet e trëndafilit, mund të përdoret shumë mirë gjatë rasteve të gripit, ose ftohjes.

Eleminon pagjumësinë

Sipas revistës “Iranian Journal of Basic Medical Sciences” petalet e trëndafili, varieteti Damascena, kanë një veti te vërtet hipnotike. Trëndafilat kanë një veti të afërt me atë të diazepamit, një ilaç i përdorur për të ulur tensionin mulskulor dhe ankthin. Elementët e quajtur “flavonoid” që përmban trëndafili. stimulojnë relaksimin dhe japin një gjumë të thellë.

Mbron mëlçinë dhe rrit dëshirën seksuale

Petalet e trëndafilit janë një mbrotjtës i përkryer i mëlcisë, por gjithashtu një përgatija e tyre si çaj, njihet se një afrodiziak si për gratë dhe burrat.