Rama: Anëtarësia e Partisë Socialiste të votojë në referendum për statutin

Edi Rama propozoi referendum brenda Partisë Socialiste. Në fjalimin e tij në Asamble, Rama tha se kongresi nuk mund ta rizgjedhë përsëri kryetar, por këtë duhet ta vendosin socialistët.

“Të shkojmë në referendum. Le ta vendosin socialistët çështjen e mandatit im. As unë, as ju, as ne, as ky Kongres, por socialistët. Socialistët me votë të lirë dhe të fshehtë t’i përgjigjen pyetjes nëse mandate im duhet të ndërpritet dhe të shkojmë tek ata për të zgjedhur kryetarin me “një anëtar, një votë” apo mandate im rinovohet automatikisht, në bazë të parashikimit të ri statutory, sipas modelit laburist”,- tha kreu i PS-së Edi Rama.

Rama ka prekur edhe ecurinë e Partisë Socialiste në këto thuajse tre vite qeverisje, duke nënvizuar se pavarësisht arritjeve, zgjedhjet e vitit 2017 duhet ta gjejnë atë me një frymë të re.  “Në këto 30 muaj kemi bërë shumë për gjeneratën e sotme dhe gjeneratën pasardhëse. Por për zgjedhjet e 2017-s na duhet një Parti Socialiste e reformuar dhe e transformuar rrënjësisht në përbërjen sociale”, ka thënë Rama.

Ai është shprehur se, PS është e vetmja forcë udhëheqëse që mund të ndryshojë vendin dhe i ka cilësuar si baltosje përpjekjet, që sipas tij, po bëjnë subjekte të caktuara kundër reformave të saj.  “Disa parti dhe grupe interesi ilegjitime po mundohen të pengojnë me çdo mënyrë këtë rrugë të re. Por ne do vijojmë reformat për Shqipërinë duke e transformuar Partinë Socialiste dhe dinamikën e saj të veprimit”, ka thënë Rama, duke premtuar një shtrirje të partisë më pranë qytetarit.

Edi Rama, fjalim me finesë dhe sqarues për Asamblenë Kombëtare të PS

(VIDEO) Fjalimi i Ramës për referendumin në PS

Statuti dhe zgjedhjet për kryetar, krijohet “Lëvizja për demokraci në PS”