Ermal Mamaqi me dy milionë ndjekës në Facebook

Këngëtari dhe aktori shqiptar Ermal Mamaqi ka arritur në shifrën e dy milionë ndjekësve në rrjetin social Facebook. Mamaqi ka falënderuar të gjithë për këtë të arritur dhe ka thënë se të gjithë ndjekësve u ka nga 1 kafe borxh. “Ju kam 1 kafe borxh të gjithë juve që më ndiqni edhe në FB dhe më keni bërë të arrij këtë shifër. Kur të më shihni më sillni faturën. Përqaputhje”, ka shkruar ai me këtë rast.