Basha: Të përjashtohet gojështhururi. Kryeministri:Nuk i fyeva vezokratët

Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha dhe Kryetari i PS Edi Rama, gjate konferences shkencore Roli i Kosoves ne krijimin e shtetit shqiptar, e organizuar nga ambasada e Kosoves ne Tirane, ne kuader te festimeve per 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise.

Partia Demokratike do të vazhdojë me marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin dhe komisionet parlamentare. Ky është vendimi që ka marrë grupi parlamentar i PD. Mbledhja e grupit të PD, u zhvillua me dyer të mbyllura dhe vjen një ditë pasi opozita bllokoi punimet ne seancën plenare.

Në përfundim të mbledhjes, kreu i PD Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tha se do ti kërkojnë Kuvendit përjashtimin me 10 ditë të kryeministrit Rama dhe deputetit Braçe për shkak të ofendimeve në Kuvend. Sjelljen e Ramës, Basha e konsideroi provokim. “Provokoi goditjen e tij me vezë që fatkeqësisht nuk e zunë në pjesën e zbuluar të kokës. Uroj mos ketë guximin të provokojë më. Sot depozituam në byronë e Kuvendit kërkesën për përjashtimin e Ramës për 10 ditë Plotësimi i zgjidhjes që ne kemi ofruar, i largimit me ligj të deputetëve që vrasin përherë është një kusht që nuk ka shqiptar që mos e kuptojë për të shmangur bllokimin e kuvendit. I vetmi që nuk e pranon është ai që solli Prengën dhe Ndokën. PD i ka të qarta që qëndrimet e saj. Ne presim që Rama të reflektojë, përkundrazi vendimet që kemi marrë do ti çojmë deri në fund”,- tha Basha.

Pak minuta më vonë ka reaguar dhe kreu i qeverisë Edi Rama. “Vezokratët ndjehen të fyer?! Ndjese po s’ka qenë ky qëllimi! Thjesht jam munduar t’i marr me te mire me pak humor, sepse i pashe te renduar”,- shprehet Rama.

Ja sharjet e Ramës dje në Kuvend, sipas PD