Kanceri shkaktohet nga mjedisi dhe stili i keq i jetesës

Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjes në botë. Shumë njerëz supozojnë se kanceri është një produkt i “fatit të keq” apo i trashëguar. Megjithatë, ky nuk është rasti, sipas një studimi të ri. Studimi i ri nga Stony Brook University në Nju Jork tregon se shumica e rasteve të kancerit janë të shkaktuara nga mjedisi dhe stili i keq i jetesës.
Hulumtimet e mëparshme nga Universiteti Johns Hopkins tregojnë se kanceri shkaktohet kryesisht nga fati i keq. Hulumtues Yusuf Hannun nga Bruk ka kërkuar më shumë informacion.
“Ajo që ata bënë ishte interesante, por unë u trondita nga përfundimi”, tha Hannun në një deklaratë për shtyp.
Hannun dhe një ekip i hulumtuesve kanë vendosur që të kryejnë studimin e tyre.
Ekipi ka zbuluar se në pothuajse të gjitha rastet e analizuara, ka pasur një lloj ekspozimi mjedisor ndaj substancave që shkaktojnë kancerin. Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë dhe pirja e duhanit ishin të parat në listën e shkaqeve të mundshme të kancerit.
Hulumtuesit në përfundim thanë se këta faktorë të mjedisit dhe të jetesës kanë kontribuar në 70-90% të të gjitha rasteve të kancerit.
“Faktorët e jashtëm luajnë një rol të madh, dhe njerëzit nuk mund të fshihen dhe justifikohen pas fatit të keq. Ato nuk mund të pinë duhan dhe të thonë se është fat i keq në qoftë se ata kanë kancer, edhe pse jo çdo duhanpirës preket nga kanceri, por ata janë më të rrezikuarit për t’u prekur nga kanceri”, ka thënë Hannun për BBC.
Vetëm 10-30 % të rasteve janë shkaktuar nga mutacionet e rastësishme të ADN-së ose “fat i keq”. Studimi tregon se shumica e rasteve të kancerit janë të shkaktuara nga mjedisi dhe të stilit të jetesës është publikuar në revistën Nature.

Burimi: STEPIn2/ Sidorela Lepri