Basha në Shkodër: Rama dhe Meta i bëjnë bisht zgjedhjeve të lira

Albania’s main opposition Democratic Party leader and mayor of Tirana Lulzim Basha delivers a speech during a peaceful rally in Tirana on Saturday, Nov. 22, 2014. Tens of thousands of Albanians protested against the government's economic policies, claiming they are leading to rising taxes and energy prices and high unemployment. (AP Photo/Hektor Pustina)

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me strukturat e partisë në qytetin e Shkodrës. Ai akuzoi maxhorancës se i bën bisht zgjedhjeve të lira.

“Kjo është oligarkia, sundimi i pakicës po tashmë jo si një byro politike por si një byro mafioze. I bëjnë bisht gjykimit popullor duke i bërë bisht zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe duke u mohuar të drejtën për të ushtruar më themeloren, më sovranen të drejtë që shqiptarët kanë, atë të zgjedhjes me votë të lirë dhe të ndershme. Sot ka një revansh total kundër votës së lirë që po e shtrijnë dhe në shtëpitë e tyre. Përballë këtij modeli këtij njeriu që e ka mendjen vetëm të vjedhë, vetëm të gënjejë dhe të mashtrojë”, tha Basha.

Ai bëri thirrje që shqiptarët t ngrihen si 25 vite më parë për ti dhënë Shqipërisë një model të ri, të demokracisë së re. Dhe kjo për kreun demokrat do të nisë nga demokracia brenda PD-së, me vendimarrjen një anëtar-një votë për të gjitha vendimet e rëndësishme të PD-së.

/ Top Channel