Byroja Kombëtare e Hetimit nuk kalon dot në parlament. Rama fajtor

Nga Sali Berisha

(Facebook)

Edi Rama, gjate nderhyrjeve dhe replikave ne parlament perseriti se paku gjashte here mashtrimin, sipas te cilit une kisha qene dakord me ligjin qe ai miratoi ne qeveri pa rekomandimet e Venecias, me te cilin ai kap dhe fut nen sqetull Byrone Kombetare te Hetimit.

Per te vertetuar kete genjeshter, Rama zgjodhi te lexoje para shqiptareve ne tekstin e fjales time ne parlament per BKH te dt 28 Janar, ne te cilin ai vet nxorri veten genjeshtar pasi teksti tregon se une i jam referuar qartesisht rekomandimeve te Komisionit te Venecias per BKH, te cilat kerkojne qe ajo te ngrihet jo ne policine e shtetit ku desheron Rama por ne prokurorine e shtetit.

Keshtu te dashur miq, siç tregon foto e procesverbalit te parlamentit te fjales time me dt 28 Janar 2016 per BKH, qe fakton te kunderten e asaj qe pretendonte Rama, ky i fundit, bazuar ne propozimin tim “nje genjeshter – nje gjobe” mori dje nje gjobe te rende! sb

Bazuar në çka thotë Sali Berisha pak më sipër se kjo Byro hetimi nuk kalon në parlament, nisur dhe ajo çka ndodhi sot kur u deklarua axhenda e sekretarit amerikan te Shtetit John Kerry e ku duket dora kryeministrit Rama në mosfutjen në protokollin zyrtar të takimit me kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, duket hapur se projektligji “Për Byronë Kombëtare të Hetimit” nuk do të votohet në parlament. Berisha është i vendosur për moskalimin e këtij drafti, natyrisht dhe Lulzim Basha, sepse kur flet Saliu nënkuptohet PD. Edhe Ilir Meta kreu i LSI, pas kësaj që i bëri Rama me John Kerry nuk do ta kalojë në votim ose do të gjejë pretekstin politik që ngjet në publik, se pa opozitën nuk kalon as Byroja, por as Reforma e drejtësisë.

Pra një analizë e thjeshtë thotë se me këtë që bëri Edi Rama nuk kalon Byroja.

edoo
berisha-final  berisha-final1