Mustafa: Problemet nuk zgjidhen me gaz apo molotov

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se problemet në vend nuk zgjidhen me gaz lotsjellës, koktej molotovi apo dhunë.

Dhe sipas tij, dy çështjet për të cilat po bëhet bllokimi i Kuvendit kanë zgjidhje.

“Askush nuk ia fal asnjë pëllëmbë toke Malit të Zi. Do të ketë një komisionin ndërkombëtar për këtë çështje. Por në asnjë mënyrë nuk pranohet dhuna”, sqaroi kreu i qeverisë kosovare.

Teksa shtuar më tej se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, nuk është aspak një pushtet i tretë.