Vdes Sadna, “çmenden” shqiptarët

Pas shumë muajsh vuatjesh dhe sakrificash për të gjithë e në veçanti për Alekun, përsëritjesh dhe ripërsëritjesh skenash, më në fund vdes Sadna.

Sadna vdes në filmin “Bidai” por kjo ngjarje virtuale është bërë top temë në rrjetin social Facebook.

Mijëra përdorues kanë postuar statuse dhe foto me sens humori në lidhje me Sadnën. Vdekja e Sadnës në film ka ardhur pas lindjes së vajzës së saj, dhe kur fillon të shijojë lumturinë ndërsa kohëve të fundit ndien se diçka e keqe do të ndodh, duke parë ëndrra të çuditshme, në të cilat shfaqet kushërira e saj Ragni sikur humb fëmijën.

Por vajza e ëmbël e këtij filmi nuk e di se shenjat në ëndrra janë për të. Sanda, e cila si gjithmonë sakrifikohet për të tjerët ashtu edhe do të ndërrojë jetë. /albeu.com/