“Fushat e Flegrei”,supërvullkani italian që po zgjohet pas 12 mijë vitesh

Ky vend ndodhet në Itali. Aty romakët e vjetër kanë ngritur shtabin kryesor të akademisë së atëhershme ushtarake. Në afërsi ndodhet liqeni Averno, të cilin Virgjili në “Eneida” e ka quajtur si “kalim në botën e përtejme”.

Ky vend është i njohur si një nga rajonet më të rëndësishme të historisë romake. Një shpellë e quajtur “Shpella e Qenit”, ka një hapje në koren e tokës prej ku del dioksidi i karbonit, poashtu ndodhet në këtë vend. Një bjeshkë e re, e quajtur Monte Nouvo, është krijuar në këtë vend në vitin 1538, transmeton Gazeta Express.

Rajoni poashtu është i njohur për kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verërave spektakulare.

Tashmë mesiguri po e pyesni veten se për cilin vend është fjala.

Eshtë fjala për Napolin.

Por, nuk po flasim për Vezuvin.

Vezuvi thuhet se është qesharak.

Vezuvi është vullkani i cili mund ta shkatërrojë Napolin, mund të dëmtojë rënd Italinë, por nuk mund të na zhduk edhe ne.

Prandaj Vezuvi është qesharak.

Vetëm pak kilometra larg tij, në anën tjetër të Napolit, ndodhet diçka që aspak nuk është qesharake.

Diçka që bukfalisht mund të na fshijë të gjithëve nga faqja e dheut. Të gjithë ne. Italianët, shqiptarët, kroatët, serbët, francezët, spanjollët, portugezët, rusët, britanikët, skandinavët, polakët, turqit, arabët. Ne. Të gjithëve. Të na fshijë.

Po flasim për fushat e Flegreit (Campi Flegrei), ku shtrihen disa komuna napolitane.

Fushat e Flegreit janë një supervullkan, njëri nga 20 të tillë në gjithë planetin, i klasifikuar si vullkan me indeks eksploziviteti VEI 7, që mund të krahasohet me erupcionin e Tamburës së Indonezisë e cili në vitin 1815 Evropës i solli një ‘vit pa verë‘. Pyesni cili është Indeksi maksimal i shpërthimit? Tetë.

Rrethinat si këto, kur ndodhen në fazën eruptive, mund të shkaktojnë pasoja katastrofale për të gjithë njerëzimin, ngjashëm me pasojat që mund të lë një meteor i madh – ka paralajmëruar para disa vitesh Giuseppe De Natale, kryesuesi i Observatoriumit Vezuv.

Ndërsa fushat e Flegreit po zgjohen. Një ekip vullkanologësh po përcjellë gjithçka po ndodhë nën sipërfaqen e Tokës. Nuk dihet se kur do të aktivizohet sërish, por për shkak të aktiviteteve hidrotermale dhe lëvizjes së tokës së supervullkanit, shumë njerëz është dashur të shpërngulen nga ky lokacion.

Erupcioni i këtij supervullkani, që ka ndodhur para 37 mijë vjetësh, mendohet se ka zhdukur pjesën më të madhe të popullatës neandertale në Evropë dhe i ka hapur rrugë Homo sapiensit  të pushtojë Europën dhe Azinë. Një erupcion i fundit i madh ka ndodhur para 12 mijë vjetësh.

Përmendëm atë bjeshkën më të re të Evropës? Ajo është krijuar gjatë erupcionin më të vogël, tetëditësh, në fushat e Flegreit.

Një grup shkencëtarësh ka paralajmëruar gjatë vitit 2009, që në dekadat e ardhshme mund të ketë aktivitete eruptive. Reuters ka transmetuar edhe reportazhin ku thuhet se supervullkani mund të vrasë miliona njerëz, transmeton Gazeta Express.

Nuk dihet se kur mund të aktivizohet me tërë kapacitetin e tij, dhe a do të shndërrohet në ‘bishë vrasëse’. Ndoshta kemi kohë edhe mija vite.

Ndoshta s’kemi kohë as edhe një minutë.

E keqja është se vullkanologët nuk mund të përcaktojnë as përafërsisht kohën e erupcionit të vullkanit. Ata vetëm mund të konstatojnë se kjo gjë do të ndodhë një ditë. /GazetaExpress