Rama i përgjigjet Blushit: PS, parti moderne. Të tjerat janë përralla

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u është përgjigjur sot indirekt kritikave të bëra nga deputeti Ben Blushi për drejtimin e partisë dhe qeverisjen. Në takimin e zhvilluar në Vlorë me anëtarët e PS-së, Rama u shpreh se Partia Socialiste është një parti e hapur dhe moderne.

Sipas tij, ata që kritikojnë “tregojnë përralla”. Në fjalën e tij, Rama nuk e përmendi asnjëherë me emër deputetin Ben Blushi, por disa pjesë të fjalimit ishin si përgjigje ndaj kritikave të Blushit.

“Ne kemi bërë reforma. Të tjerët që kritikojnë e kanë të lehtë të bëjnë kritika nga pozitat e sehirxhiut. Nuk janë asgjë në dorë dhe ndaj bëjnë kritika”,- tha Edi Rama.