Vasili: Progresi në Kosovë është i madh

Kryetari i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku edhe ka mbajtur një fjalim.

Vasili duke folur gjatë asamblesë tha se progresi në Kosovë është i madh dhe një provë e qartë e kij progresi është firmosja e MSA me Bashkimin Europian. Kryetari i Grupit Parlamentar theksoi se Kosova duhet të jetë sa më parë Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.

“Progresi në Kosovë është i madh dhe firmosja e MSA-së me Bashkimin Europian është një provë e kësaj. Gjithashtu, e cilësoj si sukses ngritjen e statusit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kosova duhet të jetë sa më parë anëtare e KiE-s. Fuqizimi i institucioneve në Kosovë është një mision i vazhdueshëm”, – u shpreh Vasili.

Gjithashtu, Kryetari i Grupit Parlamentar tha se dialogu me Beogradin duhet të vazhdojë në frymën e paritetit, e bashkëpunimit dhe konstruktivitetit ashtu siç kanë kërkuar Parlamenti Europian dhe Asambleja e KiE-s. Vasili nënvizoi se çdo frymëzim nacionalist i tepruar nuk ndihmon zgjidhjen e problemeve dhe se Kosova tani ka një nivel më të lartë institucional në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.

“Dialogu me Beogradin duhet të vazhdojë në frymën e paritetit, e bashkëpunimit dhe konstruktivitetit ashtu siç kanë kërkuar e promovuar Parlamenti Europian dhe Asambleja e KiE-s. Çdo frymëzim nacionalist i tepruar nuk ndihmon zgjidhjen e problemeve. Tanimë Kosova ka një nivel më të lartë institucional në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg dhe ka të drejtën e pjesëmarrjes dhe të fjalës në seancat plenare. Kjo është një arritje e shënuar për popullin e Kosovës dhe aspiratës së tij për integrim”, – u shpreh ndër të tjera Petrit Vasili në fjalën e mbajtur gjatë asamblesë së KiE-s.