Ushtari dënohet me 6.060 vjet në burg

Një gjykatë në Guatemala e ka dënuar një ish- ushtar me 6.060 vite në burg për rolin e tij në një masakër, ku gjetën vdekjen 201 persona gjatë luftës civile. Sipas BBC, 55 vjeçari Pedro Pimentel Rios u ekstradua vitin e kaluar nga Shtetet e Bashkuara. Ai është ushtari i pestë që dënohet për vrasjet në fshatin Dos Erres në vitin 1982. Masakra e Dos Erres ishte një nga episodet më të dhunshme të luftës civile 36 vjeçare në Guatemala. Një njësi speciale e ushtrisë së Guatemalas hyri në një fshat që mendohej se strehonte rebelët e majtë. Për tre ditë rresht ata vranë me qindra burra, gra e fëmijë.