Foshnja indiane me dy kokë surprizon mjekët

Mjekët indianë janë surprizuar nga mbijetesa deri në 30 ore pas lindjes, e foshnjës me dy kokë. Nëna e foshnjës, Anita Tiwari 28 vjec, në Uttar Pradesh, Indinë veriore, solli në jetë fëmijën me dy kokë të shtunën në mëngjes në spitalin Star. Lindja e foshnjës me dy kokë u diskutua shumë në qytet dhe njerëzit të cilët ishin mbledhur jashtë spitalit festuan, duke e quajtur foshnjen e porsalindur: “fëmija mrekulli”.