5 rregulla bazë për një gjumë të rehatshëm

Epoka e teknologjisë  nuk na ka ndihmuar aq shumë, dhe nuk ka arritur që të gjejë formulën e saktë për një gjumë të qetë e të rehatshëm. Çdo mëngjes ne mund të zgjoheni jo shumë mirë, mund të kemi probleme me mënyrën se si keni flejtur, mund të kemi dhimbje qafe ose më keq, kur të dhemb i gjithë trupi. Teknologjia ka rekomanduar  shumë por përsëri ne kemi ankesa, mjekësia ka shpikur shumë ilaçe shqetësuese dhe shumë prej tyre nuk kanë pasur rezultate sepse përsëri ne kemi probleme me gjumin. Ka një mënyrë e cila mund të na ndihmojë deri në një mënyrë që të bëjmë një gjumë të rehatshëm, por edhe që të ndiehmi mirë çdo mëngjes. Dita fillon mbarë nëse ne kemi bërë një gjumë të qetë, pa shumë lodhje. Janë pesë rregulla bazë që na ndihmojnë që në mëngjes të jemi të freskët e që gjatë natës të mos kemi pasur shumë probleme si gërrhitja ose si dhimbjet në të gjithë trupin.

Zgjohu herët-Për disa persona mund të duket e lodhshme zgjimi që në mëngjes, e për më tepërt në orën 5 të mëngjesit. Kjo ju bën mirë pasi ju do të keni bërë mjaftueshëm gjumë dhe do të jeni mjaft energjikë për të vazhduar ditën mbarë.

Shmangni leximet e gabuara-Leximi është bërë një pjesë e pandashme e njeriut, ai e shoqëron atë në çdo orë të ditës edhe përpara se të flejmë, disa persona lexojmë. Zgjedhja e librit është shumë e rëndësishme pasi nga kjo do të varet edhe cilësia e gjumit. Nëse keni zgjedhur një libër i cili atë pjesë të mendjes që është aktive e mbingarkon në trurin tonë e që gjatë natës do të përpunojë materialin e lexuar. Kështu që zgjidhni me kujdes librin apo gjërat që bëni në orët kur trupi juaj futet në orën kritike e më pas të mos mund të flini duke menduar për përmbajtjen e atij libri. Kjo të ndihmon që të parandalosh pagjumësinë e shkaktuar nga të menduarit e të pandërprerë për shkak të asaj  që ju po lexonit në atë libër.

Të gjithë dritat duhet fikur-Shumë persona e kanë problem nëse dhe një dritë e vogël bie në dhomën e tyre të gjumit, dhe nëse ju i fikni të gjitha dritat dhe nuk lejoni futjen e tyre në dhomë atëherë ju do të keni një gjumë të qetë, do të keni një kualitet gjumi të mirë. Mos harroni të fikni televizionit e ndoshta kompjutrin përpara se të flini.

Shqetësimet e ditës  lërni mënjanë-Nëse  doni që të bëni një gjumë të qetë, shqetësim e problemet e ditës mundohu ti lësh aty dhe që të mos t’ju shoqërojnë edhe në gjumë. Nëse e keni të nevojshme të mendoni e ti bëni një rezume punën suaj se si shkoi sot, atëherë me ndihmën e një letre shkruajni aty të gjitha ato që të shqetësuan sot dhe se çfarë ke në plane të bësh për në nesërmen, pasi në këtë mënyrë mendja do të jetë e qetë dhe e lirshme për të bërë një gjumë të mirë e të rehatshëm.

Larg televizorit dhe kompjutrit-Të gjithë jemi të varur dhe nuk jetojmë dot pa teknologjinë e kohës së fundit por për të mirën e shëndetit tuaj ju duhet të qëndroni të paktën disa orë larg teknologjisë përpara se të shkoni  e të flini, sepse vetëm në këtë mënyrë truri do të jetë më pak i ngarkaur me informacione dhe ju do të bëni një gjumë të rehatshëm.

Burimi:WebMD. Përshtati: Redjon Shtylla