Burri harron gruan në një pikë karburanti

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil, ku një burrë ka harruar në një pikë karburanti gruan e tij. Burri i quajtur Walter po udhëtonte drejt Argjentinës, pas një feste në Brazil, në momentin që bëri edhe gabimin. Ai shkoi në tualet pasi kishte mbushur makinën e tij, por nuk e ka vënë re mungesën e së shoqes, 40-vjeçarja Claudia, e cila ishte në sediljen e pasme të makinë duke fjetur, hyri në dyqan për të blerë biskota, në momentin që i shoqi shkoi në tualet. Mirëpo, mungesa e gruas nuk është vënë re as nga i biri 14-vjeçar, i cili po luante me celularin e tij në sediljen e përparme të makinës. Duket se pas kësaj ngjarje ai ka shumë për t’i shpjeguar së shoqes.