Shehi: Kondola veneciane do mbytet në lumenjtë e rrëmbyer shqiptarë (VIDEO)

Kushtetuta e Shqipërisë do të deformohet nga reforma në drejtësi dhe menyra sesi ajo do të përshtatet në të. Kështu është shprehur deputeti i opozitës Dashamir Shehi, gjatë një interviste dhënë në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës.
Sipas tij, palët politike po e shohin këtë reformë si pazar, jo si ndëhyrje për të rregulluar sistemin e drejtësisë. Lidhur me propozimet e Komisionit të Venecias, Shehi tha në mënyrë të figurshme se kondola veneciane ka shumë mundësi të mbytet në lumenjtë e rrëmbyer të Shqipërisë.
Kryetari i Lëvizjes për Zhvilim Kombëtar theksoi se është logjike që në krye të institucioneve të drejtësisë të vendosen njerëz që kanë pëlqimin e të gjitha forcave politike. Shehi nuk beson se në përfundim të reformës në drejtësi, nuk do të ketë sërish burgosje të peshqve të mëdhenj.
Për deputetin e PD, referendumi do të ishte një shpërdorim demokracie, pasi shqiptarët do të konfuzoheshin shumë për atë që do të votonin. Ndrësa në rubrikën “E kam bërë, s’e kam bërë” të emisionit, Shehi tha se ka refuzuar Ramën kur i kërkoi të vihej nënkryetar Bashkie në Tiranë, si edhe pranoi se koha e Berishës ka mbaruar, e se ai duhet të largohet, duke ia njohur meritat. Për Dashamir Shehin,  Basha të marrë me kohë të plotë drejtimin e PD.
Lidhur me raportin me deputetët e maxhorancës, Shehi tha se quante Ramën më të emancipuarin, por kjo nuk doli e vërtetë. Deputeti i djathtë vlerësoi Blushin ndër figurat e PS, duke theksuar se shumica e deputëtëve të majtë nuk përbëjnë personazh.