Berisha: Hervin Çuli është një ordiner

Ish-Kryeministri Berisha ka dënuar dhunën ndaj gazetarit të televizionit ABC Neës Eni Shehu të ushtruar nga drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli. Incidenti mes tyre ndodhi dje në mbrëmje në mjediset e teatrit. Berisha ka akuzuar Kryeministrin Rama që ka emëruar Çulin në këtë post, pasi më parë ai ka qenë komisioner i PS në zgjedhjet e 2011. Berisha i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë rastin dhe të vendosë para drejtësisë drejtorin e teatrit Hervin Çuli.

Statusi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook

Nje akt banditesk i drejtorit te Teatrit Kombetar, Çuli ndaj gazetarit Eni Shehu te televizionit ABC Neës!

Te dashur miq, drejtori i Teatrit Kombetar, Hervin Çuli ka goditur mbreme ne mjediset e teatrit gazetarin Eni Shehu te televizionit ABC Neës. Ky akt i shemtuar deshmon se me “aleancen e qelbesirave” çdo gje e paimagjinueshme, ndodh e behet realitet. Teatri Kombetar eshte pothuaj nje simbol kombetar, nje institucion themelor kulturor dhe artistik i nje vendi. Ne teresi drejtoret e Teatrit Kombetar kane qene personalitete te shquara te fushes se letrave, teatrit etj. Por me Edi Ramen antivlerat jane ngjitur ne zenit.

Keshtu, ne drejtim te teatrit eshte nje njeri si ky per merita qe i pelqejne vetem Edi Rames, eshte emeruar nje kumarxhi i papermbajtur, nje njeri qe ne vend te drejtimit te teatrit drejt niveleve te reja ben gjithcka te perfitoje personalisht dhe te mbushe xhepat nga projektet e tij.

Se fundi, ky bandit guxon dhe godet ne ambientet e Teatrit nje gazetar duke deshmuar se eshte nje ordiner. Duke denuar me ashpersine me te madhe aktin e dhunes fizike ndaj gazetarit Eni Shehu i bej thirrje prokurorise se shtetit te vendose menjehere para ligjit kete zyrtar te kultures qe sillet si halabak i vertet! sb