Presidenti Obama kundër Trump: Retorika anti-myslimane, e gabuar

“Kur politikanët fyejnë myslimanë, kjo nuk na bën më të sigurt”. Barack Obama gjatë një fjalimi të mbajtur është shprehur se është “e gabuar”, për politikanët që të fyejnë myslimanët. Edhe pse Donald Trump nuk ishte përmendur drejtpërdrejtë, fjalimi i Presidentit Obama kritikoi kandidatin Republikan për postin e Presidentit, se dukshëm po bën thirrje për ndalimin e përkohshëm të myslimanëve në SHBA.

Situatat e fundit, si sulmi në Paris, apo sulmi i djeshëm në Stamboll, janë disa nga shenjat se ka ardhur koha që ISIS të luftohet dhe kjo arrihet vetëm duke bashkëpunuar dhe pa i bërë myslimanët fajtorë.

“Kur politikanët fyejnë myslimanët, kjo nuk na bën më të sigurt. Është vetëm e gabuar”, tha Obama. Shtetet e Bashkuara e kanë të nevojshme për të “hedhur poshtë çdo politikë që synon të përçajë njerëz për shkak të racës apo fesë. Kjo nuk është një çështje e korrektësisë politike,” shtoi ai.

Mr Trump, i cili ka bërë thirrje gjithashtu për një mur mes kufirin të SHBA-së dhe Meksikës, për të parandaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm, nuk është parë pozitive nga Obama. Në përgjigje të fjalimit të Obamës, miliarderi tha se fjalët e Obamës ishin “të mërzitshme” dhe “jo-substanciale”.

Independent/R.Shtylla