Rama flet për mesazhet e përgjuara të Metës e Ismailajt: Triller prostitutash

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, ka reaguar për historinë e  përgjimit mes Kastriot Ismailajt dhe kreut të LSI, Ilir Meta.

Sekretari i LSI-së u shpreh se kjo është një “triller prostitutash” që  nuk ja vlen të komentohet.

Nuk kam asgjë të veçantë për të komentuar perveçse e konsideroj të tërën triller prostitutash të keqpërodrura deri në neveri. Më e  keqja është rendja pas këtyre prostitutash që e bën edhe më të neveritshme.

Vëmendja duhet drejtuar tek reforma në drejtësi, reforma të tjera të rëndësishme dhe çështja e shërbimit ndaj qytetarëve, situata ekonomike dhe ajo e krijuar prej përmbytjeve. Pas ketij trilli nuk është askush tjetër veç atyre që nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të prostituojnë”, tha Luan Rama për Abc News.