Zbardhet drafti i ekspertëve të PS për reformën në drejtësi

Është publikuar sot drafti i reformës në drejtësi, hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë, por që janë të PS. Drafti i publikuar në faqen zyrtare të Reformës për Drejtësi, paraqet të gjitha projekt-amendamentet kushtetuese të cilat parashikojnë ndryshimet.

Drafti është hartuar nga ekspert, ku sipas tyre janë përfshirë dhe disa propozime të opozitës.

Një prej pikave është edhe përbërja e Gjykatës Kushtetuese nga 9 anëtarë, ndërsa Neni 136 shprehet se anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga presidenti me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nga ana tjetër drafti propozon që anëtarët e Gjykatës së Lartë të jenë me mandat 9-vjecar pa të drejtë emërimi.

LEXONI KETU DRAFTIN E PLOTE