“Rama-Meta, vëllezërit armiq në qeveri”

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot në konferencën për gazetarët se për reformën në drejtësi nuk do të “rrjedhë” asnjë votë nga opozita. Ai u shpreh se PD ka deputetë më integritet që nuk shiten dhe blihen.

Ndërsa konfirmoi qëndrimin e PD-së, Berisha ka bërë dhe diversion për koalicionin e majtë. Ai u shpreh se “lajmet” për votimin e reformës edhe nga disa deputetë të PD-së janë presion i Kryeministrit Edi Rama për aleatin e tij, Ilir Metën.

“Kjo është  një formë presoni që Rama bën ndaj alatit. Formë presioni ndaj vëllaut armik në qeveri”,- tha Berisha.

Më tej ai shtoi se; “Kjo është një luftë e brendshme mes vëllezërve armiq. A ja vlen të merrem unë me këtë? Kokën hëngshi. Kjo është një luftë e brendshme, nuk duhet të merrem unë me të. Unë uroj që Zoti t’ua shtoj oreksin”.