Lubonja: Nuk është reformë kjo e Ramës me kriminelë e banditë

Nuk hesht analisti kritik e i pavarur Fatos Lubonja. Ai e gjykon si grusht shteti draftin e Kushtetutës së re që kanë hartuar ekspertët e nivelit të lartë për reformën në drejtësi. Sipas tij, reforma që po propozohet përfaqëson një kapje nga pushtetit aktual i sistemit të drejtësisë. Lubonja thotë se aneksi ku parashikohet ngritja e një Komisioni të Pavarur Kualifikimi që do të kryejë verifikimin e pastërtisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve nën mbikqyrjen e një Misioni Ndërkombëtar

“Po kush do ta zgjedhë Inkuizitorin e Madh të Kualifikimit? Këshilli i Ministrave, me një fjalë e njëjta dorë. Reforma në Drejtësi krijon kushtet e një gjendje të jashtëzakonshme, e një grushti shteti ku lind nevoja e organeve me fuqi të jashtëzakonshme derisa të konsolidohet pushteti i puçistëve“, shkruan Lubonja. Ai shton se Edi Rama kërkon te legjitimojë një reformë me vulën e ndërkombëtarëve nga një parti e përbërë nga banditë dhe kryebanditë të vjetër, që sipas tij sot duhet të ishin në bankën e të akuzuarve. Lubonja e mbyll analizën duke thënë se nëse ndërkombëtarët që e mbështesin këtë reformë antidrejtësi nuk janë nën presionin e lobingjeve të Ramës, duhet t’i japin përgjigje pyetjes nëse kjo reformë mund të kryhet nga një parti dhe një kryetar që e mbushi parlamentin me kriminelë.