“Grusht shteti”, Braçe replikon me Fatos Lubonjën

Kryeministri Sali Berisha dhe Deputeti i PS Erion Brace, gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar me votat e maxhorances akti normativ "Per heqjen e mjeteve motorike, te rimorkiove si dhe te pjeseve te tyre te kembimit, te dala jashte perdorimit qe ndodhen prane rrugeve kombetare".

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka replikuar sot me gazetarin Fatos Lubonja, pas një shkrimi që ky i fundit ka botuar në gazetën “Panaorama”. Lubonja shkruante se nuk mund të ketë reformë në drejtësi nga një mazhorancës që ka brenda saj banditë.

Komenti i plotë i Erjon Braçes në Facebook

Grushtin shtetit ja ka dhene drejtesia e korruptuar!! Ne popull duhet shkuar e ne popull duhet miratuar!! Fatos Lubonjes i lexoj thuajse cdo gje, pavaresisht ne jam apo nuk jam dakord me ato qe ai shkruan.

Sot e lexova per shkak te titullit; Kishte dy deklarata te forta:

E para, “Kapja e drejtesise nga Rama per te burgosur kundershtaret”;

E dyta, “Drafti i Kushtetutes se re, grusht shteti”.

Te paren, kam disa jave qe e degjoj; eshte fjalia me e artikuluar e qe nuk i flet popullit, por qe synon qarte percarjen e maxhorances. Edhe pse permenden “kundershtaret e Rames”,  me gjase duhet te nenkuptohen Berisha e Basha, shkruesit dhe gojetaret e korridoreve te politikes, kur artikulojne kete, nuk kane parasysh keta te dy, edhe pse jane tipikisht njerezit qe kane akuzuar- me fort se kushdo tjeter, per krime te renda tamam Berishen e Bashen.

Te dyten, e lexoja per here te pare dhe, natyrisht qe u habita. Lubonja quan “Grusht Shteti” ngritjen e nje Komisioni Kualifikimi qe: Do te rivleresoje aftesine, pasurine, pastertine, performancen e cdo gjykatesi e prokurori ne kete vend!!

Ketu po, i flitet dhe popullit. Populli eshte ai qe ne 24 vjet, ka marre “drejtesi” nga ky sistem dhe nga njerezit e ketij sistemi;  prej ketij sistemi ata qe kane gjetur drejtesi ne kete vend jane fare pak, te tjere-pak me shume se keta, kane “blere” drejtesi dhe sot jane te kamur, por kane bere te kamur edhe gjykatesin a prokurorin qe ju “shiti” drejtesi; shumica, po po shumica po vuajne mbi kurriz padrejtesi te thelle qe ky sistem me keta njerez ka shperndare duke e thermuar kete shoqeri.

Por me shume; kane rrezuar nje sistem ligjor dhe, kane ngritur nje koorporate ku paraja qe xhiron ne nje vit,  eshte sa gjysma e xhiros vjetore te koorporates me te madhe ne kete vend.

Poooo, une besoj se ne kete sistem ka prokurore e gjykates te ndershem, profesioniste te kualifikuar, me integritet moral te forte, por kjo nuk mund te sherbeje si garanci se te tjeret pertej tyre, nuk duhen verifikuar.

Ata vete brenda sistemit e dine fare mire kete!! Me cilindo ja vlen te ndahemi ketu, madje ne sy e vemendje te popullit; Duhet ta pastrojme drejtesine nga te korruptuarit apo jo?! Atehere perse ky eshte Grusht Shteti? Grushtin Shtetit, palces ligjore te tij ja ka dhene tamam ky sistem i kapur politikisht dhe i korruptuar qe nuk ben drejtesi ne kete vend.

Kjo eshte e verteta. Ne fund, lexova me vemendje analizen qe i behet menyres dhe shumicave per zgjedhjen e gjykatesve te larte dhe KLD apo KLGJ, ne Kushtetuten aktuale dhe draftin e propozuar. Jam i shastisur nga fakti se si mund te shenjohet si me e balancuar Kushtetuta aktuale, nisur nga menyra se si zgjidhen dhe me cilen shumice, gjykatesit, KLD/KLGJ, prokurori i pergjithshem.

Une nuk e di nese Lubonja e ka patur parasysh faktin se sot,  politika, pjesen ne gjyqsor e prokurori qe i ka ngarkuar Kushtetuta ta zgjedhe apo jape miratim, e arrin vetem me “shumice te thjeshte”, 36 vota!!

Edhe nje here; Vetem me 36 vota, jo me 84 apo 92 vota!! 36 vota jane dyshemeja sot, dysheme qe neser eshte 84 vota!! 36 vota, jane shume me pak se 84 vota se pari; 36 vota eshte numri me thjeshte i arritshem per politiken,  Madje dhe ne kushtet kur ne salle nuk ndodhet opozita!!

Imagjinoni, Sot Prokurorin e Pergjithshem e zgjedh vete politika dhe vetem me 36 vota.

Atehere, ku eshte balanca me e mire ketu?! Une e kuptoj qe rezistenca deri ne kundershti ndaj Reformes ne Drejtesi eshte rritur shume, por mes politikes, mes politikaneve ama. Behet fjale per mbipushtetin e politikes qe po tkurret dhe qe politika kerkon ta mbaje. Ne popull, kjo kundershti nuk egziston. Ne popull ka ende mbeshtetje e pritshmeri shume te mad he per e nga reforma.

Zvarritja nga kundershtia mes politikanesh, gazetareve te tyre,  synon shume qarte te shuaje pritshmerine e popullit, te tkurre mbeshtetjen e njerezve per reformen. Ne popull duhet shkuar e ne popull duhet miratuar!!