“Briskun Sali, briskun”

Kryeministri Sali Berisha dhe Deputeti i PS Erion Brace, gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar me votat e maxhorances akti normativ "Per heqjen e mjeteve motorike, te rimorkiove si dhe te pjeseve te tyre te kembimit, te dala jashte perdorimit qe ndodhen prane rrugeve kombetare".

Deputeti socialist Erjon Braçe, ka falenderuar personat që janë marrë me punimet në zonën e tij, në mënyrë që të minimizohen dëmet nga përmbytjet.

Ai ka replikuar me Bashën, por dhe me Berishën, që një ditë më parë shkruante se Braçe u përlot për mbylljen e “Zërit të Popullit”.

“Në anën tjetër, Lul Paparazi nuk erdhi as sot, nuk na bëri asnjë foto. Imagjinojeni, ka dy ditë që s’na bën asnjë foto, as këtë punë se bëri. Berisha po. Ay është punëtor i madh. Vetëm tani po lexoj ça ka thënë dje edhe për mua dhe, nuk kam si mos t’i them: Briskun Sali, briskun”, shkruan deputeti socialist.