Policia dyshon se 36-vjeçari u ekzekutua për pazare droge

 

Ende asnjë gjurmë për autorët e vrasjes së 36-vjeçarit në Vlorë Andrea Billa, i njohur edhe me emrin Reagim Meli. Ndërsa policia ka vijuar aksionin për gjetjen e tyre.

Shërbimet dhe kontrrollet kanë qënë në te gjitha kryqëzimet e lagjes “Rilindja” si dhe në hyrjet dhe daljet nga qyteti.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se janë shoqëruar 10 persona të cilët janë marrë në pyetje pasi kanë qënë në vendgjarje, dhe janë lënë të lirë.

Sipas policisë, vrasja ka qenë e mirëorganizuar, mendohet se autorët mund të kënë qënë dy persona dhe kanë qëlluar mbi viktimin nga një largësi prej 2 metrash duke marrë 5 plumba, por ende policia nuk ka arritur të rindërtojë ngjarjen.

Viktima ka marrë dy plumba  në kokë dy në pjesën e kraharorit si dhe një në shpatull. Sipas policisë vrasisit mendohet të jene me pagesë nga vetë mënyra e ekzekutimit.Sipas të dhënave të deritanishme pista kryesore ngelet ajo e përfshirjes së viktimës në pazare drogë në Spanjë por nga të dhënat e sistemit Tims viktima nuk rezulton të ketë precedent të mëparshëm penal në asnjë nga vendet ku ka  jetuar .

Automjeti që përdorte viktima në Shqipëri  tip Ford fuoristradë me targa AA 330 AD është  në pronësi të kunatit të tij. Policia ende nuk ka marrë deponimin e familjarëve ,të cilët do të pyeten pas zhvillimit të ceremonisë mortore.