PD: Rama,kthehu në Majami!

 

Pas thirrjes së Jozefina Topallit për të protestuar në aeroportin e Rinasit kur të mbërrijë Edi Rama që është në një vizitë familjare në Majami të SHBA, siç thonë lajmet, selia blu po përgatit simpatizantët e saj që të bllokojnë Rinasin.

Po lajmërohen simpatizantët që të shkojnë me parulla kundër Ramës në aeroport.

“Kthehu në Majemi zoti Rama!”, “ A u lave në Majemi kur Shqipëria është përmbytur?!”, “Largohu!”, do të jenë parullat që po shkruajnë në PD kundër neglizhencës se Kryeministrit në një kohë që Shqipëria është përmbytur. Ndërkohë policia po merr masa për të bllokuar protestën.