Hillary Clinton: Do ta zbulojë të vërtetën për jashtëtokësorët

u1

Eshtë hera e parë që dikush “nga ky kalibër” komenton fare në temën e jetës inteligjente në planetët tjerë, shkruan CNN.

Bashkëshorti i saj dhe ish- presidenti Bill Clinton para tetë vjetësh kishte folur ngjashëm. Ai atëkohë kishte thënë se, sipas dokumenteve që i kishte parë, e që kanë të bëjnë me Roswell e me Zonën 51 – lokacionet e para në zemrat e të gjithëve që besojnë në këto teori komploti, nuk ka njohuri se Tokën e kanë vizituar krijesa të një planeti tjetër.

 

u3„Nëse na vizitojnë një ditë, nuk do të befasohem. Të shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë sikur në Ditën e Pavarësisë (film nga 1996)“, ka thënë Clinton.

Pyetja Hillaryt iu bë për shkak të komenteve të bashkëshortit të saj.
„Nuk e dimë këtë saktësisht”, ka thënë ajo dhe ka shtuar: “Ndoshta do të mund të formojmë njësinë për të shkuar dhe për të hulumtuar në Zonën 51. Sapo të zgjidhem do ti tregojë të vertetat“